Raporti ’11, Fullani: Rritja, 3.1%, borxhi, 58.1%

Apr 30, 2012 | 10:47
Guvernatori Fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, raportin vjetor për vitin 2011. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se rritja ekonomike për vitin 2011 ka qenë në kuotën 3.1%, ku sektorët kryesorë kanë qenë shërbimet dhe tregtia.

Të dhëna të tjera interesante, borxhi publik sipas këtij raporti gjatë vitit 2011 ka qenë në vlerën 58.1%, ndërsa deficiti buxhetorë në 3.5%.

Sipas Fullanit, ka patur mbështetje me kredi dhe likuiditet nga Bankat, të cilat vijojnë të jenë solide dhe me likuiditet.

© Panorama.al

Te lidhura