‘’Culo është art i modës, lëvizjes dhe pop kulturës, culo është epiqendra e seksualitetit femëror, si dhe dëshira e fuqizimit’’. Kështu shkruan fotografi kanadez me prejardhje italiane, në albumin dhe librin me foto të nxehta, i cili tashmë gjendet në shitje online nëpër të gjitha dyqanet virtuale të njohura botërore, kurse si protagoniste kryesore në këtë rast është modelja e njohur shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vildane Zeneli. Fotot e nxehta të Vildanes po bëjnë xhiron e botës, komentohen shumë dhe janë pëlqyer tej mase. Ajo radhitet ndër femrat e para shqiptare që ka thyer tabu 100%. Nuk është e lehtë të pozohet në atë mënyrë… edhe pse si modele i lejohet, pasi e ka punë. Konkurrenca si duket e bën të vetën, kështu ndodh edhe në industrinë e modës. Nuk jetojnë në Ballkan, por edhe në Amerikën e largët ekziston rivaliteti dhe xhelozia në secilën industri. Vildane Zeneli është një tjetër modele e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, e cila vazhdon të shoqërohet me personazhe të njohur të show biznesit amerikan. Është shfaqur nëpër videoklipe të këngëtarëve të njohur, ndërsa ka qenë imazh i disa kompanive të njohura. Këto ditë, imazhet e fotosesionet ”Culo” e kanë bërë Vildanen një nga personazhet më të përfolur të skenës në botë, duke lënë shumë mbrapa edhe Angela Martinin e cila popullaritetin e fitoi në po të njëjtën mënyrë, me skandale dhe zhveshje. Po kush është fotografi i cili mori guximin të fotografojë Vildanen ashtu si e ka lindur nëna? Raphael Mazzucco është një fotograf i njohur kanadez, por me origjinë italiane. Fotografitë e tij janë shfaqur nëpër revista e kopertina të njohura në mbarë botën, ndërsa personazhet i ka fotografuar kryesisht me rroba banje dhe në veshje sportive, përfshirë periudhën nga viti 2006-2009. I njohur gjithmonë për autoritetin e realizimit të fotove të nxehta, një fotosesion të ngjashëm ai e ka bërë edhe me modelet e Victoria Secret. Karriera e tij si profesionist ka filluar me Clavin Klein, ndërsa ka jetuar për tri vite në Milano të Italisë, duke vazhduar kështu me fotografinë, në modë dhe muzikë. Aktualisht jeton në Kanada dhe në Nju Jork. Vitin e kaluar ka qenë protagonist në episodin e 94-t të serialit ”Big Bang” dhe ka luajtur karakterin e Vincent Chase.











