Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot për një vizitë ngushëllimi në familjen e “Dëshmorit të Atdheut”, Kapiten Feti Vogli, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në Kandahar, Afganistan.
Një humbje të jashtëzakonshme për familjen dhe të gjithë kombin, e ka konsideruar kreu socialist, ndarjen nga jeta të Kapiten Voglit.
“Dhimbje e madhe ne familjen e varfer te deshmorit Feti Vogli por edhe dinjitet i madh njerezor e atdhetar. I perjetshem qofte kujtimi i tij.”- ka shkruar pak minuta më parë Rama në Twitter.











