TIRANË- Ndërkohë që kreu i qeverisë, nga Kukësi ka kërkuar marrjen urgjente të masave për përballimin e situatës së krijuar për shkak të borës dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar, lideri i opozitës, Edi Rama e quan qeverinë të paaftë për përballimin e emergjencave.
Në profilin e tij në Twitter, Rama shkruan se në “Veri nuk ka shkuar asnje ndihme prej dy javesh dhe ndihmat qe mund te shkojne nga sot do jene thjesht mediatike, sepse shteti ka rene!”
Sipas tij, kryeministri mund te gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë, po s’mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun, e gjunjëzuar tërësisht shtetin.
“Deklarimet e KM ne veri per fonde per banoret kopje e premtimeve per Shkodren e permbytur: Askush s’eshte ndimuar me fonde ende sot!”- shkruan ai.
Rama thotë se kjo qeveri s’ka asnje fuqi per te perballuar emergjenca, arka e shtetit eshte bosh kurse shteti eshte rrenuar ne moral e ne profesionalizem!
© Panorama.al











