Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në twitter pas lajmit të vrasjes së katër zyrtarëve amerikanë në ambasadën e SHBA-së në Libi.
“Ne jemi sot solidarë me miqtë tanë të mëdhenj në këtë ditë të vështirë për ta dhe do të jemi krah tyre në çdo fushëbetejë kundër errësirës! “- shkruan Rama.
Më tej, ai shton se, sulmi ndaj ambasades amerikane në Bengazi, është një barbari kundër qytetërimit demokratik. Këto sulme sipas Ramës, kanë goditur çdo amerikan dhe çdo mik të SHBA-ve.











