Kreu i PS-se Edi Rama eshte takuar sot me socialiste te Parlamentit te Austrise, ku ai ndodhet per nje vizite ne kuader te bashkepunimit mes dy grupeve parlamentare.
Ne profilin e tij ne Twitter, Rama njofton per ecurine e vizites dhe takimit, duke nenvizuar interesin dhe gatishmerine nga miqte austriake per mbeshtetje ndaj programit te PS-se per nje Rilindje Shqiptare.
“Funksionimi i demokracise, taksa progresive, lufta me papunesine e korrupsionin dhe reforma ne arsim e shendetesi ne qender te bisedes”- shkruan Rama.
Sipas tij, takimi ne parlamentin austriak me deputete socialiste ka ne qender gjendjen ne Shqiperi, programin e ri te PS dhe bashkepunimin mes dy grupeve parlamentare.
© Panorama.al











