Rama: Shqipëria, peng nga një sekretar i Enverit

Feb 20, 2012 | 12:21
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama e ka quajtur te turpshem sulmin qe kryeministri Sali Berisha i ka bere opozites, teksa mbajti fjalen ne kujtim te 20 shkurtit 1991.

“E turpshme qe 21 vjet pas rrezimit te monumentit te diktatures sulmohet egersisht opozita teksa vendi lengon mes krizash te keqqeverisjes”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.

Rama thekson me tej se askush nder ata qe rrezuan monumentin e Enverit s’e imagjinonte dot qe 21 vjet me vone Shqiperia do mbahej peng nga nje sekretar i Enverit.

Sipas tij, pushteti me i korruptuar ne historine tone eshte turpi i gjalle i shkeljes mbi te gjitha endrrat e shpresat qe sollen rrezimin e monumentit.

“Sot kur Shqiperia vuan krizen e menaxhimit te emergjences KM organizon festa e karnavale me shpinen e kthyer nga mijera familje te bllokuara”- shkruan ai.

Berisha, deklaroi gjate ceremonise se hapjes se pavijonit te Terririt Komunist ne Muzeun Historik Kombetar, se pasardhesit e bunkerit te shembur 21 vite me pare kane uzurpuar sot kreun e opozites.

 

© Panorama.al

Te lidhura