Rama: Shqipëria, peng i sekretarit të Enverit

Feb 21, 2012 | 12:06

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS i përgjigjet Kryeministrit: Pas 21 vitesh kemi pushtetin më të korruptuar.

“Uzurpatorët e qeverisë riinauguruan një pavijon muzeal tipik komunist”
Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Berisha lidhur me 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në adresën e tij të rrjetit social Tëitter, Rama akuzon kreun e maxhorancës, Sali Berisha, se ka qenë sekretar partie i Enver Hoxhës. “Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit, s’e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit”, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter. Duke vazhduar reagimin e tij në rrjetin social, kryesocialisti i cilësoi të turpshme akuzat që Berisha i adresoi opozitës në këtë përvjetor të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. “E turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit te diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes. Pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin e monumentit, shkruan me tej Rama në Twitter. Duke sjellë në vëmendje qëndrimin që maxhoranaca aktuale ka pasur sipas tij ndaj ish të përndjekurve politikë të periudhës së komunizmit, kreu i PS theksoi se në 7 vjet qeverisje, PD nuk bëri asgjë për ish të përndjekurit politikë, por vetëm inauguroi një pavijon muzeal, që Rama e cilësoi komunist. “Në 7 vjet, uzurpatorët e qeverisë shqiptare nuk bënë për të përndjekurit asgjë më shumë se riinaugurime të një pavijoni muzeal tipik komunist”.

© Panorama.al

Te lidhura