
Partia Socialiste organizon forumin për ekonominë: Po zbatohet një model mbytës ekonomik.
Rama: Qeveria po na falimenton.
Borxhi 800 miliardë lekë, papunësia 50%, çdo gjë po shitet.
Partia Socialiste organizoi dje paradite forumin për ekonominë, ku përfaqësues të lartë të saj i bënë një skanim situatës aktuale në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare. Në një panel të drejtuar nga sekretari për Programin, Ilir Beqja, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Mimi Kodheli, nënkryetari i Grupit Parlamentar Erjon Braçe dhe anëtari i Kryesisë socialiste Shkëlqim Cani, i bënë një përmbledhje gjendjes së ekonomisë, ku akuzuan qeverinë se e ka rrënuar atë duke e çuar nën nivelin e vitit 2005, kur erdhi në pushtet e djathta. Në fjalën e tij në këtë forum, kryesocialisti Rama tha se në vend po zbatohet një model mbytës ekonomik, çka, sipas tij, po e çon ekonominë drejt falimentimit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











