Rama, Saninos: Shqetësim, ligji dhe demokracia

Feb 6, 2012 | 20:35

TIRANE- Gjatë takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, Stefano Sannino shprehu kënaqësinë për kontributin e Partisë Socialiste për progresin e arritur muajt e fundit dhe reformat e ndërmarra, duke vënë në dukje që kjo i shërben krijimit të klimës së besimit për bashkëpunimin në të ardhmen në të mirë të ecurisë të procesit të integrimit.

Kryetari i PS-së Rama, shprehu angazhimin e plotë të Partisë Socialiste për përmbushjen e reformave të domosdoshme për procesin e Integrimit Europian, ndërsa ngriti shqetësimin për funksionimin e shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit, si dhe gjendjen e demokracisë në vend.

Ai theksoi se PS i ka qëndruar angazhimit të saj për ligjet me 3/5, zgjidhjen e titullarëve të institucioneve të pavarura dhe do të jetë e angazhuar dhe në të ardhmen për reformën parlamentare dhe elektorale.

© Panorama.al

Te lidhura