TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në Twitter vetëm pak minuta pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
“Reagimi i Ministrise Brendshme pasqyre e rrenimit te policise. Edhe me kriminalitetin si me ekonomine qenkemi ne balle te Europes! Sa turp.”- shkruan Rama në mesazhin e tij.
Ministria e Brendshme ragoi pas deklaratave të mëparshme të Ramës, i cili në tryezën e opozitës për sigurinë tha se, shteti e ka humbur betejën me krimin.











