Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës panoramike Shëngjin- Velipojë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Shqipërisë i shtohet një tjetër aks rrugor mbresëlënës.
Sipas tij, kjo rrugë siguron një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Edi Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al