Rama: Propozimet tona, e vetmja rrugë për të shpëtuar statusin

May 27, 2012 | 12:36

TIRANE- Menjëherë pas takimit të Ruçit dhe Patozi, ka reaguar në Twitter kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Propozimin e sotëm të PS-së për tryezën tryezen e dialogut mes gjithe forcave parlamentare kryesocialisti, Edi Rama e konsideron e të vetmen rrugë për të shpëtuar statusin në BE.

“Sa me shpejt tryeze mes kryetareve te partive per reformen zgjedhore e parlamentare,heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen Presidentit te ri. Te 4 keto çeshtje te lidhura ngushte me interesin kombetar ne kete udhekryq drejt vjeshtes, ku 28 nentori pa status te ri ne BE do qe =TURP!”- shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura