TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama, duke perseritur domosdoshmerine per nje president konsensual, misherim i unitetit kombetar dhe jo kandidat nga PD-ja ka akuzuar kreun e qeverise se ka tentuar te bleje votat e dy deputeteve socialiste.
Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se, Rama ka thene se “vendit i duhet një president që t`i japë një hov të fuqishëm në rrugën për provimin e vjeshtës në Bruksel. Duam një president të paanshëm për zgjedhjet e ardhshme dhe nuk pranojmë asnjë kanadiat nga PD-ja sepse nuk duam thjesht një president që të jetë nxjerrë nga barku i oborri të Saliut”.
Per Kodin
Besojmë që zgjidhja e kompromisit për të shmangur të gjitha ato probleme që mund të buronin nga një mosfunksionim i sistemit është e mundshme, mjafton që identifikimi i zgjedhësve të kryhet përmes vlerësimit të dokumentit të tyre. Procedura për përpunimin e të dhënave që ka ngjallur debatin është e redaktueshme brenda një sistemi kontrolli të pavarur të cdo aparati dhe shpresoj që në këtë pikë mund të gjejmë konsensus.
Numërimi
Kemi kërkuar numërimin elektronik. Ekspertët e ODIHR kanë shprehur rezerva të karakterit teknik të argumentuara mbi bazë eksperience dhe këndvështrimi të tijin, besoj se edhe në këtë pikë kompromisi për konsensusin është i mundshëm dhe urojmë të realizohet për të mundur të realizojmë reformën zgjedhore të plotë, integrale e të pakontestueshme.
Administrimi
Nuk besoj se ka shqiptarë që të mos mirëkuptojë qëndrimin tonë se KQZ duhet të riformulohet dhe padyshim të zgjidhet mbi bazën e riformulimit. Nuk dua të bëj komente që cenojnë frymën e domosdoshme konstruktive që duhet të ushqejmë pavarësisht komenteve pa etike të padobishme të kryeministrit dje. Ne e kemi gati dhe e kemi shtruar në tavolinën e punës së komisionit të reformës edhe zgjidhjen e kompromisit lidhur me administrimin që besoj se kënaq palët por qetëson publikun dhe cdo votues që ka një votë për ndryshimin duke shmangur riciklimin e KQZ së sotme, që është e papranueshme.
Anikimimi
Kemi ende diskutime jemi të hapur dhe besojmë që edhe këtu zgjidhja është në tavolinë. Ka një angazhim politik të të gjitha palëve dhe kryetarëve të partive për të diskutuar mbi mundësinë e korrektimit të sistemit në funksion të një barazie më të arsyeshme të votës dhe të përmbushjes së kërkesës legjitime dhe të partive të vogla. Jemi gati për diskutim, por theksoj, ky është diskutim për të cilin ka kohë, kohë nuk ka për përmbylljen e paketës së rregullave për zgjedhjet e ardhshme në një kod që është lehtësisht i përmbyllshëm si draft pa tejkaluar afatet. Më vjen keq për fjalen e kryeministrit dje, të pavërtetat, sajesa, shpotira, muhabet pazari lidhur me një cështje që është problem i mbarë vendit, problem që duhet zgjidhur me maksimumin e përgjegjësisë ndaj vendit. Fajësimi i opozitës nuk na bën përshtypje, por na shqetëson se bie ndesh me cka duhet vendit. Sot për politikën shqiptare vlen si rrallë herë shprehja e popullit ‘koha është flori’.
Besoj se me vullnet të mirë dhe shumë durim e duke vazhduar të mbajmë iniciativën në një periudhë që është historike për vendin ne jemi në lartësinë e detyrës dhe mishërojmë më së miri vlerat dhe parimet e PS duke treguar qartazi se jemi një forcë që përgatitet të qeverisë Shqipërinë duke dhënë shembullin se fjalët nuk i ndan nga veprat.
© Panorama.al











