TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka uruar sot popullin e Kosovës dhe gjithe shqiptaret për 4 vjetorin e Pavarësisë. Ne nje deklarate per mediat nga selia roze, Rama ka uruar kryeministrin Thaci per suksese të mëtejshme dhe ka vleresuar se kjo date do te mbetet e pashlyeshme ne memorien e gjithe kombit shqiptar.
“Kjo është një datë që do kujtohet me admirim gjithnjë nga kombi ynë, do kujtohet me adhuriom UCK-ja dhe Adem Jashri, po ashtu edhe lideri historik Ibrahim Rugova. Kjo është dita e përjetshme e dëshmorëve që vunë jetën e tyre në themelet e shtetit të Kosovës”, tha Rama.
Ai ka garantuar mbeshtetjen e opozites shqiptare ndaj Kosoves dhe popullit te Kosoves dhe i ka kujtuar Serbise se eshte duke humbur me kot kohe, duke kerkuar Kosoven, e cila sipas tij e fitoi pavaresine me lufte e me gjak.
“Do jemi në krah të Kosovës kur vihen në diskutim kufijtë territorial të Kosovës, kur cënohet integriteti i saj territorial, jemi kundër cdo përpjekje për të futur në historinë e saj fantazmat e së shkuarës që Kosova i mbylli me luftën heroike”- tha Rama, duke shtuar se serbët duhet ta kuptojnë se Kosova iu ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë, ata s’bëjnë gjë tjetër vecse mbajnë peng të ardhmen e tyre në BE.











