Rama: Nuk do të jetë e lehtë për ta zëvendësuar Veliajn, reforma e pensioneve, sukses

Apr 22, 2015 | 14:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duke prezantuar reformën e pensioneve në Fier, të cilën e cilësoi një histori suksesi, u shpreh se nuk do të jetë e lehtë për të zëvendësuar Erion Veliajn në postin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Rama gjatë fjalës në Fier

“Jam i vetmi njeri që në gjithë këtë grup duartroket me vështirësi se e di mirë vlerën e shtuar që ai ka sjellë në qeverisjen tonë, çfarë reforme historike dhe themelore për shoqërinë është kjo e pensioneve, që ai e ka udhëhequr dhe jetësuar me një sukses që vetëm 18 muaj më parë ishte i paimagjinueshëm. S’do jetë e lehtë për ta zëvendësuar. Që zëvendësi të mund ta çojë përpara këtë punë të filluar me një vizion të qartë, ndërtuar me vullnet te hekurt dhe të materializuar me rezultate që mund t’i vënë në dyshim e përqeshin vetëm ata që s’kanë jo vetëm dëshirën, por as edhe vullnetin më minimal që të informohen për jeën reale të njerëzve realë”, tha Rama.

Kryeminsitri ndër të tjera tha se do të vijojë ndëshkimi i punës në të zezë. “I skllavërisë, punëns të të zezë, kemi forcuar legjislacionin. 

Në fjalën e tij ministri i MSR-së, Erion Veliaj vuri në dukje faktin se në 50 shkolla të mesme nëndrejtorët do jenë të huaj nga Zvicra, Astria, Gjermania apo SHBA.

“Nga shtatori do të bashkohet në shkiollën tuaj dhe në të 50 shkollat e mesme nga një nëndrejtor i ri, i cili do jetë i huaj. Në shumicën e shkollave ata do jenë zvicerianë, izrealit, disa të tjerë nga Gjermania dhe SHBA. Ne besojmë se pasurimi i shkollës edhe me një nëndrejtor shtesë që vjen nga arsimi professional në këto vënde që kanë patur sukses, si Gjermania, Zvicra, Austri, besoj do ta bëj edhe më të mirë shkollën. Pra jo vetëm infrastrukturë më e mirë por edhe nëndrejtorë të huaj që do të na sjellin përvojën më të mirë të arsimit profesional”, tha Veliaj.

Veliaj tha se 40 mijë persona pwrfitojnë pension më të lartë këtë vit. “Nxorrëm nga skema një defiçit të jashtëzakonshëm…Ky 2-vjeçar ja vlejti e ndoshta ishte puna më e bukur e jetës sime”, tha ai.

“Për snobët e Tiranës njerëzit janë si kokoshka, por s’janë kokoshka”, tha Veliaj.

Rama shpërndau mes batutave edhe libreza për disa qytetarë të Fierit që përfitojnë pension më të lartë.

Batutat:  

Rama-pensionistes të veshur me rozë: Hajde se qenke me ngjyrën e duhur se unë sot jam me ngjyrën e gabuar. 

Rama pasi i dha librezë pensioni një gruaje: Gramozit i ka rënë mirë se i do për beteja politike, por me burrat e Fierit si i shkon puna.

Në vend të burrit tënd do shqetësohesha se them do gruaja edhe 10 vjet me nejt nëpër puse.

Rama banorit që u shpreh ‘falenderoj Zotin’: Falenderimet Zotit çoja vetë!

Rama-pensionistit: Si thoshte një gjyshe e zgjuar: ‘Ka më keq, por ka keq e më keq’.

Rama-pensionistit me zanat: Ti qenke edhe në formë, merr edhe pensionin e mund të punosh edhe në privat. Na duhet eksperienca juaj…sa të bëhen hidraulikët e rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura