Kryeministri Edi Rama sot mori pjesë në panairin e makinave, që u mbajt në Tiranë. Pas fjalës së tij, kreu i qeverisë pa nga afër të gjitha automjetet e ekspozuara, por edhe aksesoret e tjerë.
Gjatë vizitës Ramës i tërhoqën vëmendjen disa karrige, në njërën prej të cilave ai tentoi të ulej, por nuk e nxinte, pasi ishin të vogla.
“Kjo është e vogël për mua. Bëjeni më të madhe”, tha Rama.
Ndërsa menaxheri aty pranë ia sqaroi se se ishte për pilotë, jo për zyrë ndaj ishte një zgjedhje e gabuar.
“Automotive Fair Albania” është edicioni i parë i panairit të makinave në Shqipëri, me përmasa rajonale i cili u çel sot, si një takim i shumëpritur për industrinë automotive, një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse.
Ky panair organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në panair ekspozojnë produketet e tyre 50 pjesëmarrës, të cilët janë prodhues pjesësh automotive, koncesionare të mjeteve elektrike, sipërmarrës të rinj, prodhues aksesorësh, inovatorë, shpikës aplikacionesh mobile, të gjitha të lidhura me sektorin automotiv, duke krijuar kështu një mundësi unike për shkëmbim eksperiencash, shikueshmëri, networking dhe bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al