Rama: Nishani, kandidaturë e papranueshme

Jun 11, 2012 | 13:45
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se kandidatura tjetër e maxhorancës për president, Bujar Nishani është krejtësisht e papranueshme dhe larg konsensusit më minimal.

“Si mund të kalohet drejt një kandidature që është tërësisht mishërim i një pale të vetme. Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal e jo për atë maksimal që ne kërkojmë jo për interesin e PS e as për ndonjë përfitim politik, por interesin kombëtar e publik në këtë moment të të rëndësishëm”.

Rama ka theksuar se opozita beson se nëse ka dëshirë e vullnet pa ta parë në sy të vërtetën e Shqipërisë është e mundur të gjendet një zgjidhje konsensuale, produkt i bashkimit të energjive pozitive në funksion të së ardhmes së vendit.

“Aktualisht po vërtetohet ajo që kemi thënë që në fillim, se rruga e arsyes është ajo që i con palët në një pikë takim rreth një kandidature që të marrë mbështetjen e të gjitha palëve, rruga e krizës jo vetëm i largon palët, por largon vendin nga rruga drejt provimit të 12 tetorit në Bruksel dhe krijon kushtet e një izolimi me duart tona të vendit tonë ndërkohë që BE pret sinjalet e nevojshme të na afrojë më pranë”- tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura