Rama ngushëllon familjet e komandove

Feb 20, 2012 | 21:09

Kreu i Partisë Socialiste dërgoi ngushëllimet  e tij menjëherë pas lajmit për vdekjen e dy komandove shqiptarë në Kandahar, Afganistan.

Në emër të Partisë Socialiste e të të gjithë opozitës shqiptare u shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të të dy ushtarëve të rreshtuar në frontin e betejës në Afganistanin e largët. Por në të njëjtën kohë u shpreh familjarëve, të afërmve e miqve të dy djemve të vrarë edhe mirënjohjen më të patregueshme të të gjithëve ne, për shërbimin e lartë patriotik që dy dëshmorët më të rinj të Shqipërisë i bënë vendit tonë duke shkuar bashkë me të tjerë të rinj shqiptarë në atë front lufte.”- shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Ramës.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre dhe shërbeftë ky shembull heroik për të qenë gjithnjë të bashkuar mesveti kur është fjala për të mbrojtur kauzat e botës së lirë, krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj, kudo e kurdoherë që universi demokratik do të kërcënohet nga forcat djallëzore të së keqes. Me çdo sakrifice, mbyll deklaratën Rama.

© Panorama.al

Te lidhura