“Në PS, s’ka ndasi. Disiplinë? Mjaftueshmërisht”

Sep 14, 2012 | 21:31

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, i ftuar në emisionin e gazetares, Ilva Tare  tha se në PS nuk sheh ndasi, dhe se brenda PS-së ka njerëz përditë e më të motivuar tek qëllimi i përbashkët, që është refuzimi i rrënimit të mëtejshëm dhe kërkimi i një Rilindje. Sa i përket disiplinës në PS, kreu i opozitës tha se, ka mjaftueshmërisht.

Sa i përket strategjisë që PS do të ndjek në fushatën e ardhshme zgjedhore, Rama tha se do të jetë një fushatë e alternuar, duke treguar gjërat që ka bërë keq qeveria aktuale dhe nga ana tjetër, alternativa jonë.

Do të jetë një betejë e fokusuar tek alternativa jonë, përkundër alternativës së rrënimit të mëtejshëm, theksoi kryesocialisti.

© Panorama.al

Te lidhura