Rama në Luksemburg: Objektivi ynë, brenda 2029 të jemi eksportues neto të energjisë

Feb 8, 2024 | 15:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu është shprehur se objektivi i qeverisë së tij për energjinë është që ta eksportojnë neto brenda 2029.

“Ne e kemi objektivin që brenda 2029 të jemi eksportues neto të energjisë dhe të mos kemi më nevojë për importin. Kemi filluar të kemi projekte me energjinë e diellit dhe erës dhe besoj do ta arrijmë këtë objektiv”, tha ai.

Shefi i qeverisë foli dhe për komunitetin shqiptar atje, ku tha se janë afirmuar.

Së pari është pak por e sigurt që ju bëni gjënë e duhur dhe i keni dalë zot vetes duke u afirmuar edhe pse ky është një vend demokratik. Në këtë sens ju e keni bërë tuajën dhe e bëni përditë, kështu që do matesha shumë të thosha se pritshmëria ime ndaj jush është kjo, kjo, kjo, sepse në fund të fundit është e kundërta.

Ajo që besoj unë është që gjithë këto mendje nëpër botë t’i afrojmë. Diferencën e bën mendja, sepse është më e rëndësishme të dish sesa të kesh. Sot kemi një botë shqiptare që di shumë dhe është detyra jonë të krijojmë kanale komunikimi dhe hapësira për të kontribuar nëse kanë kohë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura