Rama në Librazhd, ndihma banorëve të izoluar

Feb 15, 2012 | 13:42

LIBRAZHD- Kryetari i socialisteve, shoqeruar nga nje grup deputetesh jane sot ne Librazhd, per te pare nga afer situaten dhe per te shperndare ndihma tek  banoret e bllokuar prej ditesh nga debora.

Rama ka bere me dije se jane ndare ndihma ne zonat e bllokuara te Librazhdit.

“Asnje kembe shteti. Solidariteti njerezor i vetmi garant mbijetese. Flm bashkiakeve socialiste”- shkruan Rama ne Twitter.

Vetem pak me heret, ai kishte njoftuar se me kryetare socialiste bashkish jane drejtuar ne zonat e izoluara te Librazhdit.

“Sot me kryetare socialiste bashkish per te cuar ndijma ne zonat e izoluara te Librazhdit”- shkruan Rama.

Sipas tij, neser ai do te jete ne zonat veriore me te tjere kryebashkiake, per te njejtin qellim.

© Panorama.al

Te lidhura