Kreu i PS-se, Edi Rama ka kujtuar sot nje vjetorin e ndarjes nga jeta te Aleks Nikes, pas nje agonie te gjate, vrare ne demonstraten e 21 janarit.
Ne profilin e tij ne Twitter, Rama shkruan se familjaret, ashtu si edhe gjithe shqiptaret vazhdojne te presin drejtesi, nderkohe qe shpirtat e tyre kerkojne lehtesim.
“Drejtesia per 21 janarin eshte jetike per shtetin e se drejtes dhe te ardhmen europiane te Shqiperise. Ndeshkimi i fajtoreve themelor per BE!”- shkruan Rama.
Rama apelon per drejtesine e munguar qe prej nje viti dhe kerkon hetim te plote te ngjarjes dhe ndeshkim te fajtoreve.
“Sot nje vit u nda nga jeta deshmori i katert i 21 janarit Aleks Nika pas nje agonie te gjate. Ecuria e hetimit lehtesim per shpirtrat e tyre!”- shkruan ai.
© Panorama.al











