
BRUKSEL- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka njoftuar në Twitter lidhur me takimet dhe diskutimet që ka pasur në vizitën e tij në Bruksel.
Rama ka theksuar se mesazhi ishte i njëjtë dhe i qartë, me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit të Republikës u humb nje shans per ta rritur mundesine e marrjes se statusit ne BE.
“Mesazhi i njejte dhe i qarte: Me zgjedhjen e njeanshme te Presidentit u humb nje shans per ta rritur mundesine e marrjes se statusit ne BE”- shkruan Rama.
Më tej kryesocialisti, thekson se “PS do te vazhdoje te beje cdo perpjekje edhe pse mundesia per statusin u zvogelua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmeri per me tej”
Rama ka patur takime me kryeministrin belg, me Presidentin e Parlamentit Europian dhe ne Drejtorin e Zgjerimit të KE-së.
© Panorama.al











