Rama, letër Kryeministrit austriak

Aug 2, 2012 | 12:27

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS: Do ta hetojmë të gjithë procedurën e tenderit, janë dëmtuar interesat e publikut shqiptar.

“Austrian Lotteries të tërhiqet, ishte proces i manipuluar”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes një letre dërguar kancelarit austriak, Werner Faymann, shpreh shqetësimin e tij në lidhje me skandalin e Lotarisë Kombëtare. Rama e cilëson të gjithë procesin si të manipuluar dhe me fitues të paracaktuar. Për kreun socialist, kushtet mbi të cilat është fituar kjo licencë nuk kanë asgjë të përbashkët me përfitimet dhe detyrimet që kompanitë e lotarive kanë ndaj shtetit në Austri, apo dhe vende të tjera. “Duke pasur në mendje mbrojtjen e interesit publik si një nga prioritetet kryesore për ne, doja të sillja në vëmendjen tuaj që disa herë muajt e fundit kam denoncuar publikisht procesin e nisur nga qeveria shqiptare për të dhënë licencën e Lotarisë Kombëtare, si një proces qartësisht të manipuluar kundër interesave publike.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura