Rama: Krimi si trembet ligjit dhe as gjykatave

Feb 7, 2012 | 21:20

TIRANE- “Krimi sot nuk i trembet ligjit, as gjykatave. Kultura e pandëshkueshmërisë është një stimul, sepse tashmë e dinë të gjithë se drejtësia blihet.”  Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste,Edi Rama gjatë një interviste në News 24 me gazetarin Ilir Babaramo.

Rama tha se, rivendosja e rendit publik është një prioritet gjithmonë e më i rëndësishëm në programin për një “Rilindje Shqiptare”, pasi sipas tij, krimi po e mbyt Shqipërinë.

“Krimi sundon rrugëve dhe dikton axhendën e lajmeve të përditshme, me vrasje, grabitje me armë në dorë.”- tha Rama ndërsa komentete ngjarjet e fundit kriminale te ndodhura ne vend.

Kreysocialisti shtoi më tej se opozita në tryezën e saj për rendin publik ditën e premte, do të paraqesë shifra reale për kriminalitetin në vend.

Ai tha se shifrat që paraqet qeveria, janë shifra të fabrikuara.

© Panorama.al

Te lidhura