TIRANË- Administrimi publik evropian dhe riorganizimi i Policisë së Shtetit mbi bazën e një reforme shumëplanëshe jane sipas kreut të PS-së, Edi Rama një emergjencë kombëtare.
Duke folur në tryezën për sigurinë dhe rendin, Rama ka deklaruar se situata aktuale sa i takon sigurisë eshte alarmante dhe kete, sipas tij, jo vetem e shohim perdite shqiptaret, por e faktojne shifrat në rritje në kriminalitetit. Ai ka garantuar se me programin e PS-se, per Rilindje Kombetare situata do te ndryshoje.
“Përgjigja jonë do të jetë frontale. Vënia e Policisë së Shtetit në kushtet e duhura për të luftuar krimin është domosdoshmëri jetike, por jo gjithçka për ta fituar këtë luftë. Zbutja e sjelljes sociale nuk është mision i policisë dhe sigurisë publike, por shoqëror që qeveria e vendit do ta ndajë me komunitetet dhe mediat. Mision që fillon nga sjellja e qeverisë që sot për fat te keq nuk e lufton, por motivon me shembullin e saj, sjelljen antisociale të të rinjve”- tha Rama.
Sipas Ramës, qeveria sot e ka pranuar krimin dhe është bërë burim inkurajimi me sjelljen e vet, vendimmarrjen e errët, retorikën e shifrave të gënjeshterta dhe sulmet barbare ndaj prokurorisë që nuk kanë reshtur 6 vjet, bashkëpunimin me kriminelët në fushatë dhe gradimin e pinjollëve të krimit në postet e policisë.
Rama ka deklaruar se pas grafikëve në rritje te kriminalitetit qëndron një shoqëri e kërcënuar përditë në sigurinë e saj dhe e mohuar nga mundësia për punësim, edukim të vërtetë, shërbim shëndetësor normal, jetë kulturore reale.
“Shifrat flasin atë që të gjithë e shohin, shteti e ka humbur betejen me krimin se policia ka rënë moralisht e profesionalisht, por edhe jeta po degradon prej papunësisë dhe degradimit të shërbimeve publike”- tha ai.
© Panorama.al











