Rama: Imuniteti, jo më 6 gusht

Aug 2, 2012 | 12:22

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS kërkon një proces të gjerë diskutimi për imunitetin dhe reformën në Drejtësi.

“Kjo datë nuk është historike, u vendos arbitrarisht”

Kreu socialist, Edi Rama, tha dje se deputetët socialistë nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit në datën 6 gusht. Gjatë një interviste në “Top Channel”, Rama tha se data e përcaktuar në mënyrë të njëanshme nuk duhet të përdoret si presion ndaj opozitës. Për kreun socialist, ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen si paketë, duke përfshirë kufizimin e imunitetit dhe reformën në Drejtësi. “Partia Socialiste nuk do të votojë më 6 gusht.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

Balla: Ndryshimet kushtetuese, si paketë
Partia Socialiste shprehu përmes deputetit Taulant Balla qëndrimin e saj lidhur me imunitetin e zyrtarëve të lartë. Sipas Ballës, PS është shprehur pro me votë për kufizimin e imuniteteve. “Kushtetuta është e shqiptarëve jo e Saliut, prandaj ne kërkojmë që këto ndërhyrje në Kushtetutë të bëhen një herë e mirë. E vërteta është se deri më sot të vetmit që kanë përfituar nga imuniteti janë anëtarët e Këshillit të Miliarderëve të Saliut”, deklaroi Balla. “Pra, e thënë thjeshtë, qoftë ndryshimet kushtetuese që lidhen me imunitetin, qoftë ndryshimet që lidhen me pavarësinë e institucioneve, të kryhen pas një procesi të plotë konsultimesh, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Sot nuk ka më debat mbi kufizimin apo jo të imunitetit. Ne socialistët, si nismëtarë, jo vetëm jemi dakord dhe e mbështesim draftin e negociuar, por edhe e kemi votuar atë nen për nen”, u shpreh Balla.

© Panorama.al

Te lidhura