TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama i ka quajtur aktrim te keq deklaratat e ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami, per te fshehur, sipas tij, ate qe tashme eshte zbuluar.
Reagimi i Rames ka ardhur pas zhvillimeve te fundit ne Kuvendin e Shqiperise dhe fjales se Imamit lidhur me akuzat per pergjimin e opozites.
“Ai aktron keq per te mbuluar pisllekun politik e financiar te institucionit qe ku behen pergjime e trafiqe te paligjshme. Ne Ministrine e Mbrojtjes jane pergjuar opozitare e diplomate te huaj dhe sot Arben Imami nuk e fshehu dot perzierjen e tij ne ate batak!”- shkruan Rama.
Sipas Rames, moslejimi i kontrollit parlamentar te opozites dhe sulmet banale ndaj saj jane perpjekje te kota per te fshehur ate qe tanime eshte zbuluar.
© Panorama.al











