Rama: Do t’i japim fund dhunimit të bregdetit

May 19, 2012 | 14:02
Tryeza e PS për punësimin

HIMARE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është zotuar sot para qytetarëve të Himarës që më të ardhur në pushtet PS-ja, do të bëjë Ligjin e Vijes Bregdetare, do ngrejë Agjencinë e Zhvillimit të bregdetit, si dhe do të ndalë barbarinë e rilindim bukurinë e tij. Deklaratat Rama i bëri gjatë tryezës për pronën në Himarë në rrugen e programit për një Rilindje Shqiptare.

“Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.Do realizojme shembuj të bukur zhvillimi.Do kthejme shtetin në krye të detyrës. Bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë, por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike. Kapitulli 22 vjet i gjatë katrahurë ligjore mbi tokën bregdetare, ndertime kuturu e shëmtim kudo ku vë dorë njeriu, do mbyllet përfundimisht!”- shkruan Rama në tëitter.

Ndërkaq, partia socialiste do të mbajë në orën 15.00 në Vlorë tryezën për Rilindjen e Sportit, si dhe në orën 17:00 do të zhvillohet debati i Vlores në maratonën e debateve të 36 rretheve të Shqipërisë drejt finales së 12 qershorit ku zgjidhet drejtuesi i FRESSH.

© Panorama.al

Te lidhura