TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave te kreut te qeverise, Sali Berisha dhe akuzave ne adrese te tij dhe opozites.
Sipas Rames, Berisha sulmon PS-ne, sepse s’ka cfare tregon per papunesine e korrupsionin deri ne thonj. “Zgjedhjet e ardhshme do jene nisja per nje Rilindje Shqiptare!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.
Rama garanton se eshte PS-ja qe do vendose barazine para ligjit dhe do ta beje shtetin te drejte me te gjithe. Sipas tij, “Shqiperia e meriton kete pas 100 vjetesh pavaresi!”.
Ai ka theksuar se kryeministrit nuk i dhimbsen komisioneret, perkundrazi, shqetesohet vetem per mekanizmin e vjedhjes se zgjedhjeve, qe sipas Rames e ka merak.
“KM i dhimbsen komisioneret? Jo i dhimbset mekanizmi i vjedhjes se zgjedhjeve qe ka ne themel korruptimin e komisionereve.E di gjithe bota!”- shkruan Rama.
© Panorama.al











