Rama: Berisha s’bën punën e tij. Inaguron punët komunale

Sep 13, 2012 | 12:05

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi menjëherë në Twitter pas deklarateve të kryeministri Berisha në Parlament.

“Saliu ankohet pse nuk e presin kryekomunaret tane kur inauguron rruge! Sepse shkon per te bere propagande me rruget qe shtrojne vete komunat.”- shkruan rama në Twitter, ndërsa shton se, Berisha është i vetmi kryeministër në botë që inauguron rrugë komunale e bën propagandë televizive me punët lokale, pas sipas tij, kryeministri ka kohë që nuk bën punën e tij.

Rama po ashtu hodhi poshtë akuzat e kryeministrit, se PS ka votuar kundër tunelit të Elbasanit.

© Panorama.al

Te lidhura