Rama: Berisha po turpëron Shqipërinë, po e bën qesharake

Feb 5, 2012 | 13:35

TIRANE- Lideri i socialisteve, Edi Rama ka akuzuar kryeministrin se me deklaratat e veta po e ben qesharak vendin ne syte e botes.

Pas deklarates se Berishes, ne Mynih per rritjen ekonomike dhe modelin tone qe sipas tij bazohet ne standarde liberale e duhet te persoset edhe me tej, Rama reagon ne Twitter.

“KM vijon ta beje qesharak vendin tone duke eksportuar jashte shtetit fjalimet e tij groteske per ekonomine. Turp i pamerituar per Shqiperine!”- shkruan Rama.

Ai i ka quajtur deklaratat shfaqje brutale te marrezise ne pushtet dhe njeheresh alarm per ndryshimin e domosdoshem! “Shqiptaret meritojne nje qeveri te denje e te drejte”- shkruan Rama.

Sipas tij, Berisha flet ne mes te Gjermanise per 18% rritje ekonomike e per nje model suksesi imagjinar qe e ben Shqiperine te duket si s’ka me keq neper bote!

© Panorama.al

Te lidhura