Rama: Berisha, not në një det gënjeshtrash

Jul 30, 2012 | 14:20
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANE- Kryetari i PS-se, Edi Rama ka reaguar ne Twitter pas deklarates se kryeministrit Berisha gjate mbledhjes se grupit te PD-se dhe thirrjes per te votuar heqjen e imunitetit.

“Saliu not ne nje det genjeshtrash e ankesa pse s’ben dot detyren per faj te opozites: “S’kam faj, nje cope kryeminister jam, s’mle opozita!”-shkruan Rama.

Sipas Rames, Berisha ankohet dhe akuzon se nuk e le opozita te luftoje krimin e korrupsionin, te hape vende pune e integroje Shqiperine ne BE! “Gjynah, s’ka faj, s’ka asgje ne dore. Po ama ato qe ka ne dore i ben me mire se askush KM, genjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton e nuk plaket…”- shkruan ai.

© Panorama.al

Te lidhura