
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar ne profilin e tij ne Twitter pas thirrjes se PD per te ndjekur shembullin e Sllovakise per heqjen e imunitetit.
Rama shkruan se eshte dakord, por kjo te niset me heqjen e takses se sheshte, me te cilen e nisi dhe Sllovakia.
“Te marrim shembull nga e majta sllovake thote KM:-)Dakord jemi, e nisim me heqjen e takses se sheshte! Kjo ishte e para gje e tyre sa fituan! Sa per integrimin PS ka bere e do beje gjithcka duhet, po korrupsioni, krimi, lemshi me pronat, rrenimi administrates jane deshtimet e qeverise!”- shkruan Rama.
Sipas tij, Berisha akuzon opoziten se e pengon te luftoje korrupsionin, te rrise punesimin e te ule varferine. Keto sipas tij nuk i beson kush, pasi nuk beson kush qe fajin e ka opozita dhe ai nuk ka asgje ne dore, “se eshte thjesht kryeminister!”
“Ah, po rritet deshperimi e pesimizmi ne Shqiperi pohon Saliu! E fajin e paska opozita qe KM s’di te qeverise po vetem te grabise e rrenoje!”- shkruan Rama.
© Panorama.al











