Edhe pse tashmë identifikohet më shumë si figurë politike e Partisë Demokratike, sesa si artiste e njohur e kinemasë shqiptare, në mbi një dekadë të aktiviteteve artistike të regjisorit, Petri Bozo ajo vazhdon të jetë e pranishme madje në vend nderi. Fjala është për Raimonda Bulkun, e cila si çdo vit edhe këtë herë nuk ka munguar në mbrëmjen gala që mban firmën e Bozos “Netët e Klipit Shqiptar”, që javën e kaluar festoi edhe 10 vjetorin e krijimit. Në spektaklin e ndarjes së çmimeve, Bulku ishte ftuar për t’i dorëzuar kupën Çiljeta Xhilagës, këngëtares e cila po ashtu vitet e fundit është angazhuar në strukturat e PD-së. Ka qenë mesa duket një ide e menduar nga Bozo, që Bulku t’i dorëzonte çmimin Çiljetës, pasi shpesh në media janë krahasuar për bukuri të ngjashme.











