Klubet arabe janë gati të bëjnë çmendur për brazilianin Rafinja të Barcelonës. Futbollisti shihet si një nga elementët e rëndësishëm të skuadrës së Flik, por oferta që i ka mbërritur atij dhe klubit kohët e funti mund të ndryshojë gjithçka.

Barcelonës i janë ofruar 80 milionë euro për kartonin e lojtarit, që do të ndihmonin katalanasit të zgjidhnin shumë nga telashet financiare me të cilat përballen. Ndërkohë, futbollistit raportohet se i është ofruar katërfishi i rrogës neto që përfiton aktualisht në Spanjë, një mundësi ekonomike që është e vështirë të refuzohet nga ai.
Kësisoj, me futbollistin i cili ka shfaqur shpesh pakënaqësi dhe dyshime rreth të ardhmes, nuk është aspak çudi që palët të ndajnë rrugët në javët në vijim.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











