Radioaktiviteti nga Japonia, peshqit të kontaminuar

May 30, 2012 | 13:34

Kërkuesit në Nju Jork në universitetin “Stony Brook” kanë zbuluar peshk ton të kontaminuar me radioaktivitet, pas ndotjes që rrodhi në det nga dëmtimi i impiantit nuklear të Fukushimës, Japoni. Peshqit e kontaminuar kanë udhëtuar nga Japonia nëpër Paqësor deri në brigjet amerikane, një distancë prej 6 mijë miljesh. Kjo është hera e parë që një peshk migrues ka treguar radioaktivitet në një distancë kaq të gjatë, pasi zakonisht metabolizmi i tyre e përpunon kontaminimin gjatë udhëtimit. Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave në Nju Jork, kontaminimi ishte dhjetë herë më i lartë se sasia e matur te peshku ton një vit më parë në Kaliforni. Edhe pse të dhënat janë shqetësuese mbi rritjen e  kontaminimit në ujërat ndërkombëtare, agjencitë e mbrojtjes së konsumatorit thonë se niveli i radioaktivitetit në këtë masë nuk përbën rrezik për organizmin tonë.

© Panorama.al

Te lidhura