QKL, Berisha: Transparencë dhe shkurtim kohe

Jul 23, 2012 | 11:43

TIRANË- Histori suksesi e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha Qendrën Kombëtare të Licencimit, e cila përpos se u shkurton kohë gjithë të interesuarve, garanton transparencë gjatë gjithë procesit.

Duke folur në ceremoninë e prezantimit të sistemit të gjurmushmërisë në QKL, Berisha tha se dixhitalizimi i dhënies së lejeve bëri të mundur që ky proces të kthehej në një nga më afatshkurtra dhe më transparent.

“Në këtë qendër funksionon sistemi më i avancuar i licencimit dhe dhënies së lejeve që ekziston sot, sistemi i gjurmimit të procesit që nga momenti i paraqitjes së personit në këtë qendër deri në momentin e aprovimit të lejes apo licencës. Qeveria para hapjes së qendrës shndërroi në vetëdeklarim 2/3 e licencave dhe lejeve në vend, 1/3 u mendua të grupohej në një qendër të tillë që u ngrit me ndihmën e çmuar të USAID pas vendimit të qeverisë”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura