Republika e Qipros prej sot është kryesuese e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.
Njëra nga çështjet aktuale ne axhende është ajo e negociatave emergjente për ndihma për vendet me probleme financiare.
Më herët këtë javë Qiproja u bë vendi i pestë në eurozonë, që ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e BE-së dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa i ka fajësuar problemet ekonomike në Greqinë fqinje.
Zyrtarët nga Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, presin që nesër të arrijnë në Nikozi, për te vlerësuar situatën në sistemin bankar dhe për të diskutuar për ndonjë kërkesë tjetër fiskale të qeverisë së Qipros.
© Panorama.al











