Qipro në Presidencë, Turqia bojkoton takimet e BE-së

Jun 8, 2012 | 13:10

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, deklaroi vendimin e qeverisë së tij për të bojkotuar të gjitha takimet e BE-së, pas marrjes së Presidencës së unionit nga Qipro. Megjithatë, ata u zotuan se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Europian edhe pse nuk do të jenë të pranishëm nëpër salla. Pas ndarjes së ishullit të Qipros (1974), Turqia nuk e njeh atë si vend sovran, madje kundërshton marrjen e kryesimit 6-mujor të BE-së përpara se dy Qiprot, ajo turke dhe ajo greke, të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur konfliktin politik. Deklarata e Davutoglut u bë dje pas takimit të tij me kryediplomaten europiane, Katerine Ashton, si dhe me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle.

© Panorama.al

Te lidhura