Qeverisja elektronike, Berisha: Qeveri e hapur

Feb 21, 2012 | 10:20

TIRANË- Shërbime të shpejta, më të mira, kursim kohe, transparencë totale dhe luftë ndaj korrupsionit. Këto ka përmendur kreu i qeverisë, Sali Berisha si disa nga anët pozitive te qeverisjes dixhitale dhe Shqipërisë dixhitale, duke garantuar gjithçka për përparim në këtë drejtim.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për qeverisjën elektronike, në prani të ambasadorit të BE, Etore Sekui dhe ministrit Pollo, Berisha deklaroi nga të gjitha asetet në cdo lloj analize që të bësh rezulton se për njeriun me e çmuara është koha. “Qeveria ime duke besuar se koha është më e çmuara u përqendruar në infrastrukturën rrugore dhe dixhitale”- tha berisha duke kujtuar situatën infrastrukturore të para 6 viteve dhe atë që aktualisht është sot.

Ai ka falënderuar SHBA, USAID, UNDP, BE  dhe gjithë të tjerët për ndihmën e dhënë në këtë drejtim dhe ka theksuar se procedura dixhitale, vjen në radh ëtë parë në të gjitha përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

“Ne duam qeveri të hapur, kjo bazohet në shoqërinë dixhitale. Cdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet të nesërmen online nga qytetarët. Përpjekja për një shoqëri dixhitale, është përpjekje për shërbimet më të shkëlqyera, kursim kohe, transparencën më të madhe. Kemi punë të madhe për të bërë, me seksionin bankar, transaksion elektronik, një zhvillim tjetër i rëndësishëm. Garantoj bankat se jemi të gatshëm të miratojmë cdo ligj që lehtëson veprimtarinë e tyre”- tha Berisha.

Nderkohe, ambasadori Sekui vleresoi rendesine e sherbimeve elektronike, duke deklaruar se nje qeveri qe garanton sherbiem te tilla eshte e suksesshme.

“Sherbimet elektronike fuqizojne administratën. Nuk duhet të presësh në radhë për të regjistruar makinën, burokracia është bërë pengesë për shërbime ndaj qytetarit”, tha Sekui.

© Panorama.al

Te lidhura