Qeveria zgjat qëndrimin pa leje për ukrainasit deri në 2027, vlen dhe për shtetasit që hyjnë pa vizë në Shqipëri

Apr 10, 2026 | 14:54

Këshilli i Ministrave ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027.

1646055205_flamuriukraineshqiperi

Vendimi vlen si për ata që do të hyjnë në vend, ashtu edhe për ukrainasit që ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Me këtë vendim shfuqizohet akti i mëparshëm i vitit 2022, duke zgjatur afatin e qëndrimit.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES E TË QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
 
1. Shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.
 
2. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë,  lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.
 
3. Vendimi nr.169, datë 18.3.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
 
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
© Panorama.al

Te lidhura