“Qeveria teknike, opsion shumë i mirë”- Jorida Tabaku: Abuzimet kanë filluar, po përdoren ambasadorët dhe burimet shtetërore

Dec 3, 2024 | 17:18
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se qeveria teknike është një mundësi shumë e mirë për të menaxhuar organizimin zgjedhor.

Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Sipas Tabakut, faktet kanë treguar se kjo qeveri nuk di të organizojë zgjedhje, ndërsa theksoi se “Shqipëria duhet ta lerë pas diskutimin organizojmë apo nuk organizojmë dot zgjedhje”.

Deputetja demokrate u shpreh se abuzimet nga ana e qeverisë kanë filluar, duke përmendur përdorimin e ambasadorëve në fushatë, përdorimi i burimeve shtetërore apo edhe dhënin e bonusit per pensionistet.

“Besoj që ka nevojë sot për të treguar që Shqipëria duhet ta lerë pas diskutimin organizojmë apo nuk organizojmë dot zgjedhje.

Është një diskutim aq i vjetër saqë mua më duket sikur flasim në 1991. Duke qenë se faktet dhe e shkuara tregojnë se kjo qeveri nuk di të organizojë zgjedhje, mendoj që qeveria teknike është një opsion shumë i mirë për të rikuperuar problemet e menaxhimit dhe të organizimit zgjedhor. Ndërkohë që flasim ka filluar abuzimi, përdorimi i ambasadorëve në fushatë, përdorimi i burimeve shtetërore, dhënia e bonusit elektoral për pensionet, janë fakte që shkojnë në mbështetje edhe të një ideje të qeverisë teknike dhe të nevojës së qeverisë teknike”, tha Tabaku për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura