Qeveria serbe kërkon seancë të jashtëzakonshme

Jul 28, 2011 | 19:58

BEOGRAD- Qeveria serbe i ka kërkuar kryetares së Parlamentit të Serbisë, Slavica Gjukiq Dejanoviq që të shtuën të planifikojë një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për gjendjen në Kosovë.

Gjukiq Dejanoviq tha se kërkesa e qeverisë për seancën plenare edne nuk ka mbërritur në Kuvend, por pritet të depozitohet në orët në vazhdim, dhe se seanca parashikohet të mbahet ditën e shtunë në orën 10:00.

“Për fat të keq, ka të dhëna të shumta që autoritetet në Prishtinë po koordinojnë operacionet e tyre me individë nga institucionet ndërkombëtare”, theksoi në një deklaratë qeveria serbe.

Qeveria tha se marrja e pikës kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut nuk ka synim vendosjen e ligjit , por me kosto në njërëz, ndryshimin e realitetit të përgjithshëm në Krahinën e Veriut.

Më herët opozita në serbi u përpoq të mblidhte firmat e mjaftueshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, por nuk ia doli.

© Panorama.al

Te lidhura