Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka publikuar kabinetin e ri qeveritar që është dominuar nga aleatët e tij.
Sipas listës së shpallur, zëvendëskryeministri i parë është Igor Shuvalov që do të mbajë postin për politika të përgjithshme ekonomike.
Ministri i Financave Anton Siluanov, minister i mbrojtjes, Anatoli Serdjukov etj.
Një nga fytyrat e reja në kabinet është Arkadi Dvorkovic, i cili vjen si një nga shtatë zëvendëskryeministrat e kabinetiti.
Ish-presidenti dhe kryeministri aktual Dmitri Medvedev kishte premtuar ndryshim substancial në kabinet.
Putin më 7 maj filloi mandatin e tij të tretë si president pas zgjedhjeve që shkaktoi protesta masive të papara kundër sundimit të tij të vazhdueshme.
Po sot, gazeta “Vedomosti” raportonte se qeveria do të ketë shtatë zëvendës kryeministra, përfshirë Igor Shuvalov që ishte zëvendëskryeministër i parë në qeverinë e kaluar dhe Arkadi Dvorkovic që dikur ishte këshilltar i presidentit.
Kremlini njoftoi se për shkak të punëve rreth krijimit të qeverisë së re, Putin ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e G 8-ës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.
© Panorama.al











