Qeveria, paga minimale bëhet 20 mijë lekë

Jul 20, 2011 | 14:46

TIRANE- Paga minimale ne vend e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj, do të jetë 20 000 lekë në muaj.

Vendimi qe hyn ne fuqi nga data 1 korrik eshte marre sot ne mbledhjen e qeverise, e cila miratoi rritjen e pagës minimale në shkallë në masën 5.2 përqind, krahasuar me pagën minimale aktuale.

Sipas ketij vendimi, për një mbrojtje më të mirë të punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës është parashikuar edhe paga orare në masën 115 lekë.

“Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht në 50 përqind mbi pagën bazë”- theksohet ne vendim.

Kështu, duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkojnë mesatarisht në rreth 30 000 lekë në muaj.

 

© Panorama.al

Te lidhura