Qeveria e re greke votohet sot në parlament

Jun 21, 2011 | 9:05

ATHINE- Kryeministri grek, George Papandreu do përballet me votimin e besimit të qeverisë së tij sot, në parlamentin grek.

Ndryshimet ne qeveri u bene të premtën e kaluar pas krizës së brendshme politike dhe protestave në rrugë kundër planeve për shkurtime të tjera buxhetore dhe shitjen e pronave të shtetit me qëllim që të tejkalohet kriza me të cilën po përballet Greqia.

Ai i ka bërë thirrje popullit që t’i pranojë shkurtimet e reja buxhetore që të shmangin atë që Papandreu e quajti, “pasoja katastrofale” të pamundësisë për të paguar borgjin.

Të hënen, ministrat e financave të eurozonës, i kanë dhënë Athinës dy javë kohë që të aprovoj shkurtimet të tjera buxhetore që të siguroj pjesën tjetër të kredisë së urgjencës, në vlerë prej 12 miliard euro.

© Panorama.al

Te lidhura