ATHINE- Pas marrjes së mandatit për krijimin e qeverisë së re nga Presidenti Karolos Papulias, kreu i SYRIZA-s, Alexis Cipras ka gjetur mbështetësin e parë, Fotis Kouvelis, i së Majtës Demokratike, që ka fituar 19 vende në parlament.
Ai ka dhënë mbështetjen e tij për një qeveri me bazë të gjerë. Kouvelis gjatë takimit ka përsëritur qëndrimet e tij për anulimin e memorandumit dhe qëndrimin në euro. Cipras vazhdon ndërkaq përpjekjet e tij për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë për formimin qeverisë. Në orët në vazhdim ai ka planifikuar takime me krerë të tjerë partish. Ndërkaq, Tsipras ka marrë refuzimin e Partisë Komuniste. Lideri i komunistëve, A.Papariga ka refuzuar të takohet me Cipras, duke theksuar se qëndrimi i forcës që përfaqëson është i njohur.
Sipas mediave greke, Cipras do të takohet nesër me përfaqësues të organizatave shoqërore, si dhe me krerët e Demokracisë së Re dhe PASOK
Një ditë më parë Presidenti, Papulias i dorëzoi mandatin kreut të Demokracisë së Re, Antonis Samaras, i cili kishte marrë më shumë vota në zgjedhje, por ai dështoi në përpjekjen e tij për të krijuar një qeveri koalicioni. Vetëm pak orë më vonë ai deklaroi tërheqjen nga formimi i qeverisë, duke i dorëzuar sërish mandatin presidentit grek.
Pa përfundimit të procesit zgjedhor, në bazë të Kushtetutës greke i takon partisë më të votuar që të krijojë qeverinë, në rast dështimi, është e partia e dytë më e votuar që merr këtë të drejtë, dhe nëse edhe kjo rezulton një tentativë e pasuksesshme atëherë mandati i kalohet partisë së tretë. Në rast dështimi, brenda 30 ditësh organizohen zgjedhje e reja.
Qeveria e re, dështon Samaras, dorëzon mandatin
Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Greqi ka bërë të ditur se përpjekjet për të formuar një qeveri të re koalicioni kanë dështuar.
Partia konservatore e Antonis Samaras, Demokracisë së Re, mori 18.9% të votave. Por ai nuk mundi të bëjë së bashku aleatët e mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re.
“Ne bëmë çdo gjë që ishte e mundur”, iu drejtua Samaras grekëve në një fjalim mbrëmjen e kësaj të hëne. Ai tha se kishte biseduar me çdo parti, përjashto ekstremistët e Chrysi Avgi
Samaras tha se ka njoftuar presidentin për këtë dështim, duke i kthyer atij edhe mandatin e marrë vetëm pak orë përpara, për krijimin e qeverisë.
Lideri i Syriza-s, Alexis Cipras do të ketë tri ditë kohë që të negociojë për të formuar qeverinë.
© Panorama.al











