Qeveria, ministrat e rinj betohen para presidentit

Jul 3, 2012 | 11:56
Presidenti Bamir Topi

TIRANE- Vetem pak dite pas miratimit nga Kuvendi te dekreteve per ndryshimet ne kabinetin Berisha, ministrat e rinj jane betuar paraditen e sotme ne Presidence.

Ne Zyrën e Presidentit të Republikës u betuan katër anëtarërt e rinj të Këshillit të Ministrave, përkatësisht Edmond Haxhinasto, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Panariti, si Ministër i Punëve të Jashtme,  Flamur Noka, si Ministër i Brendshëm dhe Vangjel Tavo, si Ministër i Shëndetësisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.

© Panorama.al

Te lidhura